Merkatoja e Interit – Analiz speciale

Sipas një raporti nga ‘La Gazzeta dello Sport’, merkatoja e Interit, gjithnjë e më shumë është në lëvizje të vazhdueshme.

Përveç progresit për Andrea Ronocchia, skuadra ka formalizuar edhe blerjen e Luc Castaignos.Jo vetëm që Nerazzurrët po punojn për merkaton e janarit, por edhe atë të qershorit.Alexis Sanchez ka qenë prej kohësh në monitorim nga udhëheqësit Zikaltër: por duket e vështirë që ky transferim të arrihet në janar, ngase do të ishte më mirë që për këtë gjë të diskutohet në qetësi në verë.
Në orët e fundit është hapur pista e një ideje të vjetër, fjala është për Riccardo Montolivon, kontrata e mesfushorit me Fiorentinën i mbaron në qershor të vitit 2012, dhe zyrtarët nga Fiorenza janë në gjendje për të fituar duke e shitur atë, përndryshe nuk është një transferim pa rrezik.

Këta emra më mir do ti analizojm më posht:

RONOCCHIA – Interi dhe Genoa bënë marrveshje që mbrojtësi të qëndroj në klubin gjenovian deri në qershor të vitit 2011, por lëndimi i Walter Samuelit ka përshpejtuar ardhjen e tij në Inter.Presidenti i Genoas, Preziosi kërkon 10-12 milion euro për të.Ndërsa Nerazzurrët ofrojn 8 milion euro dhe disa kompensime futbollistësh.Ka pasur shumë emra si Santon, Biabiany, gjithashtu edhe Natalino, që thuhej se mund të përfshiheshin në këtë marrveshje.Santon nuk u vlersua aspak këtë sezon por tani me largimin e Benitez, mund t’i jepet më shumë vëmendje.Në fund Zikaltërit për Ronocchian mund të japë gjysmën e kartonit të Mattia Destro dhe Natalinon si pjes e marrëveshjes.Pas festave të fundvitit pritet të bisedohet më hollsisht për të.

SANCHEZ – Situata e Niño Maravilla është më e komplikuar, të paktën për tregun aktual. Kiliani mund të jetë një nga goditjet e parë për Interin në merkaton e verës. Në janar, transferimi i tij duket mjaft i vështir, ngase tani për tani 25 milion për të janë shumë, dhe sidomos për shkak të nevojave të kontributit të tij për Udinese për gjysmën tjetër të sezonit.Situata mund të zhbllokohet në të ardhmen me një shumë të hollash të ofruar nga Interi dhe me disa lojtar të rinj.

CASTAIGNOS – Talenti holandez që konsiderohet si Henry i ri, u rrëmbya nga Interi, pasi Nerazzurrët mposhtën konkurentët e mëdhenj nga Anglia.Do të diskutohet nëse ai do të vij në janar ose në verën tjetër.

Merkatoja e Interit pra pritet të jetë mjaft e nxeht, me zgjedhjen e trainerit të ri, Zikaltërit pritet të transferoin disa lojtar të rinjë me një strategji për të ulur moshën mesatare.

Vendose lajmin në Facebook ose Twitter

Të Fundit